LAJMI I FUNDIT:

“Qytetarët me sjellje të ndërgjegjshme, të parandalojnë zjarret në Maqedoni”

“Qytetarët me sjellje të ndërgjegjshme, të parandalojnë zjarret në Maqedoni”

Komuna e Kisella Vodës apelon tek pronarët e tokës së pazhvilluar, ta rregullojnë dhe mirëmbajnë me qëllim që të parandalohen pasojat e padëshiruara nga zjarret, të cilët paraqesin rrezik potencial për rrethinën.

“Duke pasur parasysh paralajmërimet për temperaturat e larta dhe duke kujtuar zjarret e vitit të kaluar, Komuna e Kisella Vodës apelon për sjellje të ndërgjegjshme dhe se përgjegjësia për pronën është e vetë pronarit”, thonë nga Komuna.


Prej atje gjithashtu ju bëjnë thirrje gjithë banorëve dhe pronarëve të pronave private, që komuna nuk ka ingerenca të intervenojë, për sjellje të ndërgjegjshme, mirëmbajtje të oborrit dhe të parandalojnë zjarret.

“Me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga zjarret në pjesë të hapura, gjithashtu apelojmë për sjellje të kujdesshme në qendrat rekreative dhe të hapura”, thuhet në komunikatën e Komunës së Kisella Vodës në Shkup./Telegrafi/