Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka takuar sot pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil.
Ai tha se duhet të bëjnë ndryshime në sistemin arsimor që të përkrahen shumë më tepër nxënësit që merren me matematikë.
Sipas tij, arritja e këtij suksesi vjen prej punës dhe sakrificës së profesorëve të kësaj lëmie.
“Për neve kjo është edhe një pranim i angazhimit të profesorëve të nxënësve të shkollës së Kosovës dhe i ngritjes së cilësisë. Është sigurisht një tregues i sakrificës, i punës, angazhimit, durimit por edhe i zotimit për rezultate. Për neve kjo është e veçantë sepse ne ardhmërinë e këtij vendi e kemi te të rinjtë… Ne duhet të bëjmë ndryshime në sistemin arsimor që ato të veçohen të përkrahen shumë më tepër të kemi më shumë nxënës që merren me matematikë që merren me kimi, biologji, që merren me fushat të cilat ne duhet të bëjmë konkurrencë me vendet të tjera jo vetëm në regjion, në Bashkimin Evropian, por edhe në glob në përgjithësi. Po ashtu duhet të ndërtojmë sisteme të nxitjes stimulimit edhe të përkrahjes së nxënësve edhe të njerëzve që punojnë me nxënës, sepse jemi të interesuar që këto rezultate të jenë më të mëdha. Po ashtu njerëzit të marrin meritat për punën që e bëjnë“, tha Mustafa.
Fituesi i medaljes së bronztë në Brazil, Shend Zhjeqi, tha se me matematikë hapen rrugët dhe jepet mundësia e pjesëmarrjes në gara.
“Sa i përket garës ndërkombëtare ku kemi qenë pjesëmarrës ne dhe e kemi paraqitur Kosovën sivjet, ajo është diçka që na ka mbetur kujtim dhe na ka inkurajuar që të studiojmë matematikë. Jo vetëm në fakultet por edhe në shtëpitë tona. Nuk është e domosdoshme vetëm të studiojmë matematikë edhe shkenca të tjera, mirëpo matematika mendoj se do të ecë përpara me anën e garave. Unë mendoj personalisht që të studioj jashtë”, tha Zhjeqi.
Profesori Ramadan Limani, ka thënë se ky është një sukses i arsimit në përgjithësi të Kosovës. Ai ka përmendur edhe nxënësit e tjerët, cilët nuk kanë arritur të marrin medalje, por që janë shpërblyer me mirënjohje.
“Po ky është sukses në radhë të parë i matematikës dhe arsimit në përgjithësi në Kosovë. Është gara më e suksesshme e ekipit tonë prej kur ka filluar ekipi jonë të marrë pjesë në këtë garë ndërkombëtare të matematikës. Kështu që unë jam personalisht i kënaqur dhe i përgëzoj këta nxënës. Shendi ka marrë medaljen e bronztë, Ardita ka marrë mirënjohje… Viktori ka marrë mirënjohje, kështu që është një sukses jashtëzakonisht i mirë për ekipin e Kosovës këtë vit“, tha Limani. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Podujeva do të bëhet më Zonë Industriale, ministrja Hajdari dhe kryetari Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro
Maqedoni, SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe