LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira, më të shpeshta në zonat malore. Pritet që të ketë shira të karakterit lokal në gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa rrezikohet nga rrebeshe shiu shtrirja lindore e vendit, kryesisht zona Elbasan-Librazhd.

Pjesa e dytë e ditës përmirëson dukshme kushtet e motit duke bërë që jugu të dominohet nga moti i kthjellet ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat qendrore. Për sa i përket veriut dhe lindjes mbeten me vranësira dhe shira të dobët deri në mbrëmje.


Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të theksuara duke ruajtur vlera ekstremale të njëjta.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë. /Telegrafi/