LAJMI I FUNDIT:

Renault Scenic me sistem të lartë sigurie, shoferja vetëm lëndime të lehta nga përplasja (Foto)

Renault Scenic me sistem të lartë sigurie, shoferja vetëm lëndime të lehta nga përplasja (Foto)

Shoferja e paemëruar ka shpëtuar me lëndime të lehta, pasi u përplas dhe hyri poshtë një kamioni, derisa po voziste në një autostradë në Cambridgeshire të Anglisë.

Për fat të mirë, 30-vjeçarja është nxjerrë vetëm me lëndime të lehta dhe pas kontrollit mjekësor, është lëshuar në shtëpi, transmeton Telegrafi.


Megjithëse përplasja ishte e fuqishme, siguria që ofron Renault Scenic ka ndihmuar që ajo të mos pësojë asnjë dëmtim trupor.

Tashmë kanë filluar hetime për rastin, ku fajtore kryesore dyshohet të jetë viktima. /Telegrafi/