LAJMI I FUNDIT:

Basha: Me LSI-në aksion opozitar, jo pazare

Basha: Me LSI-në aksion opozitar, jo pazare

Takimi me grupin e ri parlamentar i shërbeu Lulzim Bashës për të dhënë një mesazh të qartë duke shuar përfundimisht zërat për bashkëqeverisje me Ramën pas marrëveshjes së 18 majit.

“Mesazhi i parë dhe kryesor është se Partia Demokratike bëhet gati për një opozitë të fortë, pa kompromis dhe ballore me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Opozitën dhe alternativën PD i ka sot misionin e saj kryesor”, tha Basha.

Rezultati i 25 qershorit nuk i jep Partisë Demokratike ekskluzivitetin e opozitës. Lëvizja Socialiste për Integrim është deklaruar gjithashtu në opozitë, por Lulzim Basha ka një kusht për bashkëpunimin opozitar, apo siç e quan ai për opozitën reale.


“Siç ka qenë dhe është Partia Demokratike, në të cilën mirëpresim këdo që është gati të bëjë opozitë, por jo pazar opozite. Opozita është me kohë të plotë, jo me kohë të pjesshme. Nuk është diku opozitë, diku pazar, ndaj ftesa është për këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë vendi”, deklaroi Basha.

Megjithatë, marrëveshja me Edi Ramën, megjithëse siç thotë Basha, nuk u zbatua prej tij për standardin e zgjedhjeve, vazhdon të jetë e pambyllur në pjesën e reformës zgjedhore dhe asaj kushtetuese, ku Basha përfshiu për herë të parë edhe ndarjen territoriale.

“Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme do të jetë një nga betejat kryesore, së bashku me betejën për një ndarje të drejtë territoriale, që u përgjigjet interesave të qytetareve dhe jo të politikës grabitqare, si dhe reformat e tjera të rëndësishme.

Basha e mbylli takimi me grupin e ri parlamentar në një formë të pazakontë. Bashkë me deputetët, kryesisht të rinj, ai u ul tek kafja pranë Partisë Demokratike, një gjest që nuk e bëri asnjëherë me grupin e mëparshëm.

Por që tani, me kritikët jashtë dhe duke qenë vetë pjesë e Parlamentit, për Lulzim Bashën do të jetë më i lehtë menaxhimi i grupit parlamentar pa individë që i sfidojnë autoritetin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori