LAJMI I FUNDIT:

Në Strugë, Ohër dhe Prespë nuk ka siguri për pushuesit

Në Strugë, Ohër dhe Prespë nuk ka siguri për pushuesit

Në kulmin e sezonit turistik thuajse gjysma e plazheve në vend nuk janë të sigurta, gjegjësisht nuk i plotësojnë kushtet themelore të sigurisë për not, spor dhe rekreacion. Në Ohër kjo përqindje arrin në 35, në Strugë dhe Prespë deri më 50 për qind, thotë Sasho Toçko, kryetar i Kryqit të kuq në Ohër. Edhe përkrah asaj që janë të lajmëruar, përgjegjësit e plazheve më të vizituara si ‘Nemo’, ‘Mizo dhe të tjera, punojnë dhe tërheqin mysafirë të rinj pa asnjë pengesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më së shpeshti, kushti që nuk plotësohet është mospasja e ekipeve të licencuara të shpëtimit. Trupi i vetëm me leje ligjore për dhënien e licencave është Kryqi i kuq, që është anëtar i Federatës ndërkombëtare për siguri në ujë.
Shkak i dytë për pasiguri në plazhe është mospasja e shenjëzimeve që tregojnë për shkallën e sigurisë në plazh dhe ato që tregojnë thellësinë e ujit.


Kushtet e caktuara me ligj duhet të sigurohen nga koncesioneri i plazhit, mirëpo, vizitorët thonë se ia dalin të shpëtojnë nga kjo situatë çdo vit, edhe pse ministria përkatëse është e informuar për situatën në teren.Nga Kryqi i kuq kërkojnë që së paku të sigurohen shenja për atë se plazhet e caktuara janë të pasigurta dhe se pushuesit bëjnë not në rrezik të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori