LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Thaçi nuk është mbret, ka rregulla se kujt duhet dhënë mandati 

Ymeri: Thaçi nuk është mbret, ka rregulla se kujt duhet dhënë mandati 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet ta dijë se ka rregulla se kujt duhet dhënë mandati.

Ymeri kështu deklaroi në një konferencë për media kur u pyet rreth dhënies së mandatit nga presidenti Thaçi partisë së dytë nëse partia  apo koalicioni fitues nuk arrin t’i sigurojë numrat për formimin e Qeverisë.

“Thaçi duhet ka kuptojë që s’është mbret,  por president. Ka rregulla se i takon mandati. Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre dhe s’mundet as Thaçi e as askush tjetër ta pengoj VV-në”, tha Ymeri.


Në këtë konferencë e cila është thirrur për të diskutuar për regjistrimin e mërgimtarëve për zgjedhje lokale Ymeri ka folur edhe për deklaratat e zyrtarëve të PDK-së në lidhje me udhëheqjen në komunën e Prishtinës.

Ymeri tha se ato janë shpifje që PDK-ja po i bën nga paniku.

“PDK është në panik sepse ka pësuar humbje dhe se i rrezikohet pushteti politik dhe mundësia e keqpërdorimit të parasë dhe pronës publike. PDK në panik e sipër nuk zgjedh mjete për t’i sulmuar kundërshtarët sepse Vetëvendosje do t’ia këpusë këto  mundësi dhe rrezikon pasurimin e mëtutjeshëm. PDK tash është angazhuar në një fushatë të shpifjeve ndaj Vetëvendosjes”, tha Ymeri.

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori