LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Letizia sërish ka qenë brilante me veshjen çfarë e kishte veshur edhe para katër vjetësh

Mbretëresha Letizia sërish ka qenë brilante me veshjen çfarë e kishte veshur edhe para katër vjetësh

Me rastin e vizitës Shkollës Ndërkombëtare të Muzikës në Oviedo, Mbretëresha spanjolle, Letizia, ka shkëlqyer në kombinimin elegant smerald të gjelbër me të cilën ka vënë në pah figurën e vet elegante.

Rroba të ngjashme kishte veshur edhe më 2013, me çka ka vërtetuar që me dëshirë riciklon veshjet ekzistuese të rrobave.


Edhe pse çifti mbretëror spanjoll kohë më parë është kthyer nga vizita treditore në Britani të Madhe, Mbretëresha Letizia nuk ka marrë pushim nga detyrat të cilat e presin në atdhe.

Gjatë vizitës në Shkollën Ndërkombëtare të Muzikës në Oviedo, Mbretëresha 44-vjeçare ka shkëlqyer në kombinimin smerald të gjelbër, transmeton Telegrafi.

Mbretëresha spanjolle në solemnitetin muzikor ka shkuar e veshur me bluzë të gjelbër pa mëngë të brendit Uterqüe, të cilën e ka kombinuar me fundin e bardhë.

Veshje të ngjashme Mbretëresha kishte veshur edhe në korrik të vitit 2013, mirëpo atëherë me bluzën smerald të gjelbër kishte zgjedhur fund të gjerë me prerje të gjerë ‘A’.

Mbretëreshën e ka pritur mirëseardhja e përzemërt e nxënësve të talentuar, të cilët e kanë qerasur me performancë muzikore, ndërkaq Mbretëresha Letizia në një moment edhe i ka ndihmuar njërës nga nxënëset, duke ia shpalosur fletët e notave derisa vajza luante në instrument. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Shtatzëna
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Femra
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Keshilla Modë
Kalo në kategori