LAJMI I FUNDIT:

MASH-i kumtoi rezultatet preliminare për vendosje në shtëpitë e nxënësve

MASH-i kumtoi rezultatet preliminare për vendosje në shtëpitë e nxënësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot i kumtoi rezultatet preliminare nga Konkursi për pranim të nxënësve në shtëpitë publike të nxënësve për vitin shkollor 2017/2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Pas shpalljes së listave me nxënës të ranguar nëpër shtëpi, nxënësit kanë të drejtë ankese në afat prej tre ditësh, e cila parashtrohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës drejtuar Komisionit për shtëpi të nxënësve për shkollat e mesme. Pas përfundimit të afatit për parashtrim të ankesave më 27.07.2017, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta shpallë listën përfundimtare të nxënësve të pranuar në shtëpitë publike të nxënësve’, sqarohet në kumtesë.

Nëse mbeten të paplotësuara kapacitetet vendosëse në një shtëpi të caktuar, paraqitja elektronike do të jetë aktive prej 28 korrikut deri më 4 gusht apo derisa të ketë vende të lira, për çka vazhdimisht në web-faqen e MASH-it do të publikohen lista me nxënës të pranuar, njofton AIM.


Informata më të hollësishme për parashtrim të ankesës apo konkursit mund të gjenden në faqen e FB të MASH-it. Poashtu edhe në numrin e telefonit 02/3140-147 apo në adresën elektronike sefa.sadije@mov.gov.mk

Rezultatet preliminare janë publikuar në http: mon.gov.mk/index.php 2014-07-23-14-03-24/vesti-i-nastani/2082-2017-2032. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori