LAJMI I FUNDIT:

Phelps kundër peshkaqenit – në shumë raste njeriu ka garuar me kafshët (Foto)

Phelps kundër peshkaqenit – në shumë raste njeriu ka garuar me kafshët (Foto)

Michael Phelps, fituesi i 28 medaljeve Olimpike në not, do të garojë me një peshkaqen gjatë edicionin të përvitshëm të Discovery Channel, Shark Week, që do të transmetohet rreth orës 2:00 të mëngjesit të ditës së hënë.

“Kam garuar me notarët më të shpejtë në planet, përveç njërit”, ka theksuar sportisti i njohur amerikan.


“Më është dhënë mundësia të bëj diçka që kam dashur të bëj gjithmonë”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Derisa shumica e garave ndërmjet njerëzve dhe kafshëve janë promovuese, së paku një prej tyre është realizuar përnjëmend duke i përfshirë edhe bastet.

Maratona “Njeriu kundër kalit” ka filluar para më shumë se 35 vitesh në Uells. Kali ka një kalërues, ndërsa njeriu vetëm këpucët dhe maratona zgjat 35.4 kilometra.

Njeriu kundër kalit

Në vitin 2004, në përvjetorin e 25-të të garës, Huw Lobb u bë njeriu i parë (nga dy të vetmit) që doli më i shpejtë se kali.

Ka pasur edhe gara ndërmjet njeriut dhe gatopardit, pastaj njeriut dhe strucit, si dhe njeriut dhe qenit.

Devin Hester dhe Chris Johnson që të dy lojtarë të NFL kanë garuar kundër gatopardit para disa vitesh, por me një mur që i ndante.

Johnson u tërhoq pas dy xhirosh, ndërsa Hester doli fitues, por kishte pasur avantazh prej katër xhirosh.

Njeriu kundër gatopardit

Po ashtu, ka pasur kampion vrapimi që ka dalë më i shpejtë se gjirafa, ndërsa pastaj kishte humbur nga një zebra. Sido që të jetë, pritet të shihet se cili do të jetë suksesi i Phelps kundër peshkaqenit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori