LAJMI I FUNDIT:

SHBA kërkon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

SHBA kërkon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, thotë se njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ajo çfarë ka kërkuar Brukseli, gjë të cilën e kanë pranuar Kosova dhe Serbia, është koncepti i normalizimit të raporteve të ndërsjella dhe shpresoj që së shpejti do të shohim një përparim në dialogun e Brukselit”, ka thënë Scott për gazetën serbe “Politika”, përcjell Telegrafi.

Ambasadori amerikan thotë se SHBA-të dhe Serbia nuk pajtohen lidhur me çështjen e Kosovës, sepse SHBA e ka njohur pavarësinë e Kosovës kurse Serbia jo, por të dyja palët pajtohen se duhet të shfrytëzohet dialogu i Brukselit në mënyrë që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë të shkojnë drejt normalizimit më të mirë.


“Tash nga të dyja palët pritet që të plotësojnë të gjitha obligimet që kanë marrë në kuadër të këtij procesi”, tha Scott. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori