Trekëndëshi i bermudeve, rebelimi apo edhe piratët, të gjitha këto teori besohet se kanë lidhje me zhdukjen e anijes Karol A. Deering.
Megjithatë, gati 100 vite kanë kaluar që nga zhdukja misterioze e anijes, dhe nuk jemi as afër zgjidhjes së këtij sekreti. Kjo anije ishte ndërtuar në vitin 1919, kurse vetëm dy vite më vonë është gjetur e thatë dhe e braktisur jo larg ishullit Kroatan, transmeton Telegrafi.
Gjatë udhëtimit të fundit, si gjithmonë, kjo anije ishte pajisur mirë dhe është bërë gati për udhëtime të gjata. Me të transportonin qymyr në Rio de Janeiro, por që nga fillimi kishin hasur në probleme.
Kapiteni i saj ishte sëmurë dhe kështu u largua nga anija në ndalesën e parë në një port.
Oficeri i parë dhe njëherit djali i kapitenit shkoi pas babai të tij, dhe kështu pronari i anijes gjeti veten në një situatë shumë të vështirë. Ai është detyruar që sa më shpejt të gjej personat adekuat për të vazhduar rrugëtimin.
E gjithë barra ra mbi kapitenin e pensionuar Vormel, kurse oficeri i parë u emërua Charles McClikan. Ata kanë pasur përgjegjësi të madhe gjatë udhëtimit në Brazil, kurse situata u bë më e vështirë gjatë kthimit.
Ata u ndalën në Barbabos dhe aty e kuptuan se sa shumë ngarkesë psikike u ka sjellë ky udhëtim anëtarëve që ishin në bord. Oficeri i parë ishte dehur aq keq sa që për pak sa nuk e humbi vetëdijen, dhe kështu filloi të ankohet në kapitenin, i cili gjithashtu nuk kishte mendim të mirë për anëtarët e bordit apo për oficerin e parë.
Në fund të janarit të vitit 1921, Deering hasi në një anije me dritë të madhe pranë bregut të Karolinës së Veriut. Një burrë truphollë informonte anëtarët e bordit të anijes me dritë të madhe se Deering ka mbetur pa dy spiranca gjatë një stuhie të fortë, që i kishte goditur disa ditë më parë.
Por, pasi që anija me dritë të madhe nuk i punonte radiolidhja, nuk kishin mundur askënd ta informojnë lidhur me problemet e anijes Deering. Tre ditë më vonë, më 31 janar të vitit 1921, Deering është gjetur e zhytur në ujërat e cekëta jolarg ishullit Kroatoan.
Dhe kur rojet bregdetare amerikane arritën të hipin në këtë anije, e kuptuan se Deering ishte braktisur. Ditari i udhëtimit dhe pajisjet e navigimit ishin zhdukur, sikurse të gjitha gjërat personale të anëtarëve të bordit dhe dy anijet e vogla për shpëtim.
Një vit më vonë, autoritetet amerikane hoqën dorë nga hetimet pasi që nuk ishin në gjendje të shpjegojnë se çfarë kishte ndodhur me anëtarët e bordit dhe anijen, transmeton Telegrafi.
Një vit pas kësaj ngjarje misterioze filluan të qarkullojnë shumë teori. Në prill të vitit 1921, Christopher Grey, ka deklaruar se kishte gjetur një shishe me një mesazh në të cilën dikush nga anija Deering kishte shkruar se i kishin sulmuar piratët.
E veja e kapitenit Vormel kishte konfirmuar se mesazhi është shkruar nga mekaniku i anijes Bates, kurse analizat e kryera kanë treguar se shishja e gjetur ishte prodhuar në Brazil.
Por, shumë njerëz ishin skeptik lidhur me këtë teori të cilën pyesnin se si është e mundur që gjatë një sulmi të piratëve, të ketë pasur kohë të shkruaj një mesazh dhe ta fusë në shishe dhe më pas ta hedh në ujë.
Më vonë Grey ka pranuar se kishte gënjyer lidhur me këtë mesazh.
Për të pasionuar e aktiviteteve paranormale, anija Deering është një shembull i mirë i ndikimit të Trekëndëshit të bermudeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze