Çdo muaj Kosovës i shtohen afro 1000 veteranë. Nga janari i këtij viti deri në fund të qershorit 31,953 veta kanë përfituar pensione të luftës. Por, një rrezik i madh i pret të gjithë këta nga mesi i gushtit, thonë në Ministrinë e Financave të Kosovës.
Vetëm deri atëherë në buxhetin e shtetit ka para për ti paguar pensionet e veteranëve të luftës. “Mjetet e buxhetore për vitin 2017 janë në shumën prej 38 € milion e cila shumë nuk mjafton për përmbylljen e vitit, por vetëm për pagesat e muajit korrik dhe një pjesë për muajin gusht, sigurimi i mjeteve për këtë kategori është vendim politik”, tregon Muharrem Shahini, zyrtar për informim në këtë institucion.
Ndërsa sipas tij nga fillimi i vitit “është rritur numri i përfituesve dhe është duke u rrit për çdo muaj”. Por, përfaqësueseve të veteranëve nuk duket se u intereson nëse ka apo jo buxhet shteti t’ua paguaj pensionet.
Hysni Gucati, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, thotë se për muajin qershor i kanë marrë pensionet, ndërsa për muajin korrik do ti marrin me 24 korrik. “Është e vërtetë se po flitet se nuk do të këtë mjete për pensionet e këtyre invalidëve, por unë jam shume optimist se do të ketë mjete për këto pensione, pasi qe dje jam takuar edhe me sekretarin dhe kam marre premtime qe ka mjete”, ka thënë Gucati për Gazetën Fjala.
Ata paralajmërojnë protesta nëse preken interesat e tyre. “Nëse preken interesat e veteranëve të UÇK-së, pavarësisht se nuk e preferojmë do të dalim në rrugë dhe do të protestojmë”, thotë ai.
Numri i veteranëve sipas muajve
Janar – 28,631 përfitues
Shkurt – 28,562 përfitues
Mars – 28,625 përfitues
Prill – 29,601 përfitues
Maj – 31,023 përfitues
Qershor – 31,953 përfitues
Kurse, sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, në një prononcim për media ka pranuar faktin se ende nuk e dinë se ku do t’i marrin këto para, pasi ende Kosova nuk e ka një Kuvend funksional që do të bëjë rishqyrtimin buxhetor.
Ai ka thënë se kanë varur shpresat në Ministrinë e Financave që do t’u gjejë zgjidhje të paktën për muajin korrik, duke paralajmëruar edhe vonesa në lëshimin e këtyre pensioneve për këtë muaj.
FMN alarmonte për numrin e veteranëve
Rritja e pakontrolluar e numrit të veteranëve që përfitojnë pensione kishte shqetësuar çdo herë edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Madje ky institucion kishte ngritur edhe alarme duke I bërë me dije qeverisë së Kosovës së po rrezikohen merr veshjet.
FMN pati bërë me dije se për tu ruajtur kjo marrëveshje është ndryshimi i ligjit për veteranët.
“Është e vetmja çështje që po e mbanë peng marrëveshjen me FMN-në dhe nëse nuk ndryshohet ligji për veteranët atëherë Kosova do të del nga programi”, patën thënë zyrtarë nga FMN-ja për Gazetën Fjala.
Drejtues të FMN në Kosovë kanë potencuar në takimet që kanë zhvilluar me krerët institucionalë në vend se është e domosdoshme ri-shikimi i listave.
FMN-ja ka konsideruar se numri prej 46 mijë veteranësh është tepër i lartë dhe shkakton probleme buxhetore për Kosovën. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve