LAJMI I FUNDIT:

“Despacito” thyen rekord botëror për të gjitha platformat e muzikës (Video)

“Despacito” thyen rekord botëror për të gjitha platformat e muzikës (Video)

Vetëm gjashtë muaj pas publikimit, kënga “Despacito” e Louis Fonsit ka thyer rekordin global të klikimeve.

Hiti i ri botëror është klikuar 4.6 miliardë herë në të gjitha shërbimet streaming, duke i rrëmbyer vendin e parë Sorry-t të Justin Bieber. “Është vërtetë një çmenduri ajo që po ndodh me këtë kengë. Nuk dua të përdor fjalën aksident, sepse unë po përpiqesha vërtetë që të krijoja një hit, por nuk e kisha planifikuar një sukses të tillë. Thjesht doja që ti bëja njerëzit të kërcejnë”, thotë Fonsi.


Kënga është përhapur me shpejtësi marramendëse në 35 vende të botës, e nisur nga klima aktuale politike. Kjo i jep shpresë këngëtarit 39-vjeçar. “Unë vij nga Puerto Rico dhe jetoj në Miami”, rrëfen ai. “Jetojmë në një kohë të çuditshme kur njerëzit duan të na përçajnë, duan të ndërtojnë mure”, shton Fonsi, duke nënkuptuar nismën e presidentit amerikan Trump për të ngritur një barrierë ndarëse në kufirin me Meksikën.

Efekti Despacito - Porto Riko rriti turizmin për 45 % pas bankrotit
Lexo po ashtu Efekti Despacito - Porto Riko rriti turizmin për 45 % pas bankrotit

Dhe një këngë që afron bashkë popujt e kulturës mua më bën krenar, shprehet artisti. “Despacito” u kthye menjëherë në hitin humër 1 në Amerikën Latine, pas hedhjes në treg në janar, por në botën anglishtfolëse ajo do të merrte zjarr kur Justin Bieber e dëgjoi në një klub nate dhe kërkoi ti shtonte një varg e u ofrua të krijonte një remix.

Fonsi vetë e ka përshëndetur me shumë ngrohtësi kontributin e Bieber, ndërsa thotë se ka marrë video nga pjesë të ndryshme të botës ku njerëzit tregojnë se si të nxitur prej këngës së tij, janë duke u përpjekur të mësojnë nga pak spanjisht. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori