LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë talleshin me të për shkak të mbipeshës dhe e quanin “këmbë-trashe”, sot ajo është modele fitnesi (Foto/Video)

Të gjithë talleshin me të për shkak të mbipeshës dhe e quanin “këmbë-trashe”, sot ajo është modele fitnesi (Foto/Video)

Një studente të cilën dikur e quanin “këmbë-trashe” bashkëmoshatarët, ka arritur të humb 40 kilogramë dhe të bëhet modele e fitnesit.

21-vjeçarja Meghan Gillbert, dikur peshonte plot 100 kilogramë, pasi konsumonte në masë të madhe specialitete të ndryshme me plot yndyrë, transmeton Telegrafi.


Indeksi i masës së saj trupore e cilësonte atë një obeze klasike, ndërsa ngacmimet e shpeshta në shkollë e kishin shtyrë atë drejt depresionit, dhe humbjes së kontrollit kur ishte në pyetje ushqimi.

Njihuni me gruan që humbi 65 kilogramë, duke shmangur katër ushqime që shqiptarët i hanë çdo ditë (Foto)
Lexo po ashtu Njihuni me gruan që humbi 65 kilogramë, duke shmangur katër ushqime që shqiptarët i hanë çdo ditë (Foto)

Ata talleshin me të dhe me madhësinë e këmbëve që i kishte sa që i dhanë epitetin e “këmbë-trashes”, dhe për asnjë moment nuk e linin rehat derisa ishte në klasë.

Por, pasi i pa fotografitë e shkollës së mesme, ajo e kuptoi se është shumë e pakënaqur me veten dhe se duhet të ndërmarrë diçka që të ndryshojë, duke iu nënshtruar dietave dhe ushtrimeve në palestër.

Dhe në vend se të mbulonte këmbët e trasha, ajo filloi të ushtrojë dhe kilet e tepërta nëpër këmbë t’i shndërroi në muskuj. Ky ndryshim tani i ka lejuar asaj që për herë të parë të vesh pantallona të shkurtra.

Dikur turpërohej të zhvishet para të dashurit për shkak të mbipeshës, pas 10 muajve ushtrime dhe dieta strike u shndërrua në një seksi femër (Foto)
Lexo po ashtu Dikur turpërohej të zhvishet para të dashurit për shkak të mbipeshës, pas 10 muajve ushtrime dhe dieta strike u shndërrua në një seksi femër (Foto)

“Bashkëmoshatarët talleshin dikur me mua duke me quajtur këmbë-trasha, për shkak të madhësisë dhe trashësisë së këmbëve”, ka deklaruar Meghan, tani një modele e suksesshme e cila njëherit ka arritur të shërbej si model për të tjerët që kanë problem me mbipeshë.

Sot ajo punon  si modele fitnesi, dhe historia e saj me mbipeshën ka frymëzuar mijëra të rinj në vendlindjen e saj në Teksas, që t’i përvishen punës në palestër dhe t’i nënshtrohen dietave strikte, që i dhanë asaj një trup të përkryer. /Telegrafi/