LAJMI I FUNDIT:

Supet të cilat kaherë i keni dëshiruar: Ushtrimi me shirita elastikë (Video)

Supet të cilat kaherë i keni dëshiruar: Ushtrimi me shirita elastikë (Video)

Me ndihmën e vetëm një ushtrimi dhe të një rekuizite mund të forconi supet dhe bërthamat e muskujve.

Qëndrimi shtytës në një dorë me shiritin elastik është ushtrimi i intensitetit të ulët i cili në mënyrë efikase aktivizon muskujt e pjesës së mesme të trupit dhe të brezit të supeve.


Ky ushtrim përmirëson shpejtësinë dhe stabilitetin.

Stabiliteti ushtrohet duke kontrolluar eksplozivitetin dhe vënien e theksit në muskujt e bërthamës ashtu që shpatullat qëndrojnë në pozitën e poshtme në vend që të bëni lëvizje të uljes.

Gjë e mirë te shiritat elastikë është që gjithmonë mund t’i përshtatni me cilën forcë do ta tërhiqni shiritin.

Ushtrimin fillojeni me ngrohje prej 10 sekondash, pastaj pas lëvizjeve njëminutëshe (3 seri) për njërën dorë, bëni pauzë prej 10 sekondash.

Pastaj të gjitha përsëritni por me dorën tjetër, transmeton Telegrafi.

Ky është rundi i parë, ndërkaq bëni gjithsej midis 3 dhe 5 rundesh varësisht nga forma juaj.

Çelësi i suksesit në këtë ushtrim është shpejtësia, përkatësisht që të nxisni tensionin në vetë shiritin dhe që të kini kujdes që çdo përsëritje të jetë shpërthyese.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Aktivitete sportive
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori