LAJMI I FUNDIT:

Estonezët ‘tallen’ me Kosovën para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës

Estonezët ‘tallen’ me Kosovën para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës

Humbja me rezultat të thellë e përfaqësueses së Kosovës në basketboll ndaj Austrisë në miqësoren e zhvilluar dje në Kapfenberg, nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediet estoneze. Estonia do të jetë kundërshtar i Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës, që fillojnë muajin e ardhshëm.

Kosova u mposht me rezultat 74:49 nga Austria në ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e amerikanit Brad Greenberg.


Trajneri amerikan, Greenberg: Jam i lumtur që jam pjesë e Kosovës
Lexo po ashtu Trajneri amerikan, Greenberg: Jam i lumtur që jam pjesë e Kosovës

“Kosova zhvilloi ndeshjen miqësore që përfundoi me fatkeqësi”, shkruan mediumi estonez Sport Delfi, derisa shkruan se as ardhja e trajnerit amerikan Brad Greenberg nuk i ka kryer punë përfaqësueses kosovare, përcjell Insajderi.

Mediumi estonez shkruan se Kosova nuk do të ketë në kualifikime basketbollistin e natyralizuar, amerikanin Justin Doellman.

Kosova e kishte zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Estonisë vitin e kaluar, por këtë vit kosovarët do ta kenë përballë Estoninë në kualifikueset për Kupën e Botës “Kina 2018”.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori