LAJMI I FUNDIT:

“Kosova po thërret”, filmi që sjell një tjetër dimension jete nga e kaluara e kosovarëve, sonte në “PriFest” (Foto)

“Kosova po thërret”, filmi që sjell një tjetër dimension jete nga e kaluara e kosovarëve, sonte në “PriFest” (Foto)

‘Kosova po thërret’ pasqyron jetën e një komuniteti në një fshat, bazuar në Çabër, të pasluftës në Kosovë.

Këtu personazhet mundohen të gjejnë kuptim në rrethanat e reja në të cilat gjendën, si dhe si t’i tejkalojnë sfidat me të cilat ballafaqohen për çdo ditë, gjithmonë duke qenë të vetëdijshëm se i përkasin shekullit 21 dhe se janë në një kënd të Evropës bashkëkohore, por që ende qëndrojnë pothuajse të përjashtuar nga kornizat e ‘Fshatit Global’.


Tregimi ofron një mori pyetjesh të rënda filozofike rreth miteve nacionaliste, identitetit, mërgimit, ksonofobis e religjionit.

Përgjegjet shtjellohen në baza individuale po edhe si komunitet.

Marrëdhëniet në mes të karaktereve janë si në jetë të përditshme dhe nuk ofrojnë zgjedhje konkrete, por paraqiten si udhëtime të ndërlidhura në aspekt jo-linear dhe të papërfunduar.

Kjo pjesë mbetet me shikuesit dhe kapacitetit të tyre për optimizem.

Thënë këtë, ritmi i tregimit dikton një atmosfere ku nuk synohet investim emocional për një karakter veqmas, ose për një temë.

Kasti i aktorëve të filmit përbëhet nga emra të njohur si: Çun Lajçi, Armond Morina, Fisnik Ademi, May-Linda Kosumovic, Valina Muqolli,
Arbneshë Nixha, Luan Kryeziu, Kushtrim Sheremeti, Anisa Ismaili, Adrian Morina, Shkelzen Veseli etj.

Ndërsa më poshtë mund të njiheni me realizuesit e filmit “Kosova po thërret” dhe shfaqjen e tij:

Rexhisor: Eki Rrahmani
Producent: Fisnik Ademi
Skenari: Jeton Kulinxha
Montazha: Besnik Mehmed
Art Director: Leonora Mehmeti
Sound: Gezim Rama & Linus Bergman
Muzika: Armend Xhaferi & Petrit Carkaxhiu me Jericho Band

Sonte (e shtunë) në “Pri Fest” prej orës 22:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të jepet një pjesë e veçantë e filmit përmes një aplikacioni të përzgjedhur nga regjisorët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori