LAJMI I FUNDIT:

FSHF-ja zbulon faktet e kurdisjeve të ndeshjeve të Skënderbeut

FSHF-ja zbulon faktet e kurdisjeve të ndeshjeve të Skënderbeut

Federata Shqiptare e Futbollit publikon vendimin e arsyetuar të Komisionit të Etikës, sa i përket çështjes “Skënderbeu” në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve.

Në dokumentin e përpiluar prej saj, FSHF-ja thekson se, në Komisionin e Etikës u paraqitën një sërë raportesh të “Bet Fair Detection System”, që kanë të bëjnë me sfidat e Skënderbeut.

Sipas raportit të FSHF-së, disa nga ndeshjet e dyshuara si të kurdisura janë të kampionatit vendas, e ato që janë të sinjalizuara kanë përfunduar të gjitha me fitoren e skuadrës korçare.


Në raport theksohet gjithashtu se, Komisioni i Etikës ka marrë parasysh dy aspekte; së pari numrin e lartë të raporteve të gjeneruara për këtë klub, si dhe perceptimin kombëtar e ndërkombëtar në përfshirjen e klubit në fenomenin e kurdisjes së ndeshjeve.

Komisioni i Etikës bën të ditur gjithashtu se, gjatë procedimit që iu bë dosjes së Skënderbeut, për bazë janë marrë pikërisht raportet e UEFA-s, duke bërë që ky Komision të nisë hetimet, nga ku rezultoi se ato ishin prova të vlefshme, raporton TCH.

Në të njëjtën kohë, Komisoni i Etikës mori në shqyrtim të gjitha planet filmike nga ndeshjet që u raportuan të kurdisura, duke i konsideruar edhe ato si prova të vlefshme, dhe rezultoi se kishte dyshime të arsyeshme dhe shenja të dukshme që e tregonin një gjë të tillë.

Ishin pikërisht këto arsye, që e shtynë Komisionin e Etikës të dënojë Skënderbeun me heqjen e titullit kampion të sezonit 2015-2016, heqjen e 12 pikëve të sezonit të kaluar, si dhe një gjobë prej 2 milionë lekësh.

Ndeshjet e dyshimta janë si më poshtë:

KF Elbasani – Skënderbeu 1:4 (25.01.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu – KS Flamurtari 3:1 (18.02.2015) “Kupa e Shqipërisë”

Skënderbeu – KF Tirana 2:1 (21.09.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu – Tërbuni Pukë 4:0 (22.11.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu – Tërbuni Pukë 4:0 (22.11.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu – KF Laçi 2:1 (20.04.2016) “Kupa e Shqipërisë”

Në trend Sport

Më shumë
Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Kalo në kategori