Një pjesë e aktivistëve nga sektori joqeveritar shkuan në institucione qeveritare. Për atë se si është të angazhohesh në ministri në raport me organizatat joqeveritare, e pyetëm Petrit Saraçinin, këshilltar special i ministrit të kulturës Robert Allagjozovski. Saraçini thotë se edhe më tej vazhdon që të punojë për qytetarët, por shton se tani dallojnë metodat e punës.
Aktivisti disavjeçar Marijan Zabrçanec aktualisht është këshilltar i kryeministrit për komunikime dhe marrëdhënie me publikun . Ai shprehet se është ende herët që të bëhet dallim për atë se si është të punosh në OJQ e si në kabinetin qeveritar.
“Jemi këtu për ta përmirësuar transparencën e qeverisë. Krahas tjerash, është shumë herët të flitet për këtë. Unë jam angazhuar si profesionaliste ndërsa këtu punojmë që të ketë transparencë për qytetarët”, tha Marjan Zabraçanec, Këshilltar për marrëdhënie me publikun.
Gjithashtu, në kabinetin e kryeministrit kaloi edhe Bojan Maiçiq nga Qendra maqedonase për arsim evropian. Ai nuk dha prononcim, por në profilin e tij në facebook sqaroi se nuk do të harrojë se nga vjen.
“Asnjëherë nuk kam për të harruar se nga vij dhe nëpër çfarë kaluam si shoqëri civile gjatë këtyre viteve”, u shpreh nga Kabineti i kryeministrit, Bojan Mariçiq.
Gazetari Zoran Bojarovski në profilin e tij në facebook shkroi se atë e presin sfida të reja të lidhura me proceset reformuese të qeverisë së re.
“Sapo përfundoi dita ime e parë në vendin e ri të punës. E gjithë kjo më jep të drejtë të besoj se me sfidat e reja dhe me kolegët e rinj të ekipit, do të nisim një tregim të ri për t’u mbajtur mend”, tha Bojarovski.
Si shembull mund të përmendet edhe Pavlle Bogoevski i cili u bë deputet, pasi me vite të tëra ishte aktivist në sektorin civil. Kalimet nga sektori joqeveritar në qeveri kanë ndodhur gjatë kohës së formimit të pothuajse çdo kabineti të ri qeveritar. Qysh prej vitit 2006, Gabriela Konevska-Trajkovka nga Transparency Internationlal u bë zëvendës-nënkryetare në kabinetin e kryeministrit Nikolla Gruevski. Kryetari Gjorgji Ivanov po ashtu vjen nga sektori joqeveritar, Ilija Dimovski ka punuar në Fondacionin Soros, ndërsa ish kryeministri ka qenë i angazhuar në USAID si këshilltar për çështje financiare në Serbi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025