LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë spektaklet në automobilizëm

Vazhdojnë spektaklet në automobilizëm

Shtegu në Pousko është vendtakimi i radhës për automobilistët tanë. Në këtë fundjavë, atje do të zhvillohet gara e tretë e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm për disiplinën malore.

Si zakonisht, të shtunën në program janë dy vozitje provuese, derisa të dielën janë po ashtu dy vozitje për garën zyrtare.


Kampionati i sivjetmë po karakterizohet me disa vetura tejet atraktive dhe të përgatitura shumë mirë, të cilat po përcillen me interesim nga dashamirët e auto sportit.

Pa dyshim që sivjet në plan të parë është Bardhyl Canolli me Radicall, por edhe Valdet Krasniqi me Lancia, Naim Dashaj me Subaru dhe të tjerët po ashtu premtojnë spektakël.

Shtegu në Pousko ka karakteristika shumë më të ndryshme nga ai i Zymit ku u mbajt gara e javës së kaluar, prandaj garuesit do ta studiojnë mirë para se të startojnë zyrtarisht.

Federata e Auto Sportit në bashkëpunim me AK Prizreni D&G i kanë marrë të gjitha masat që gara të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në këtë drejtim do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Paraqitja në garë fillon të shtunën nga ora 8:30, ndërsa i tërë aktiviteti pritet të përmbyllet të dielën rreth orës 16:00 kur do të bëhet shpallja e fituesve.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori