LAJMI I FUNDIT:

Tentimi për grusht-shtet në Turqi, akti terrorist më i përgjakshëm ndonjëherë (Foto)

Tentimi për grusht-shtet në Turqi, akti terrorist më i përgjakshëm ndonjëherë (Foto)

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kilic, tha sot se tentimi për grusht-shtetin e vitit të kaluar në Turqi kishte për qëllim mposhtjen e institucioneve demokratike dhe se ky sulm ishte prej me të këqijve në historinë e shtetit.

Ajo këto komente i bëri sot në një konferencë për media të organizuar nga Ambasada e Turqisë në njëvjetorin e tentimit për grusht-shtet në Turqi.


Për këtë ngjarje është paraqitur edhe një video ku paraqiteshin skenat e tentimit të grusht-shtetit të vitit të kaluar.

Diplomatja turke tha se atë natë ishte dëshmitare e kësaj ngjarje. Sipas saj edhe pse ka kaluar një vit nga grusht-shteti i dështuar, ende po punojnë për të kaluar këtë.

Sipas ambasadores Kilic tentimi i grusht-shtetit vitin e kaluar ishte akti terrorist më i përgjakshëm ndonjëherë.

“15 korriku ishte një sprovë e demokracisë për shtetin turk. 15 korriku është fitorja e demokracisë turke”, tha ajo.

Ambasadorja ka thënë se i tërë ky akt është nga organizata e Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja zyrtare e konsideron organizatë terroriste.

Kilic tha se 78 lëndë gjyqësore janë në procedurë dhe që të gjitha faktet tregon se prapa saj qëndron organizata FETO, e cila është e pranishme në 170 vende. Sipas saj, FETO është e pranishme edhe në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori