Në konfliktin e Sirisë, nga Kosova janë përfshirë 44 gra, prej të cilave 7 janë kthyer. Ndërkohë që 37 fëmijë gjenden ende në zona të luftës në Lindjen e Mesme.
Këto të dhëna janë prezantuar të enjten në Prishtinë, në një tryezë ku është diskutuar rreth zbatimit të Strategjisë Nacionale dhe Planit të veprimit në parandalimi të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpije në terrorizëm 2015 – 2020.
Tema e diskutimit, kësaj radhe ishte, “Fuqizimi i rolit të gruas në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm; të arriturat dhe sfidat në Komunën e Prishtinës”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Aty u tha se qëllimi i këtij diskutimi është që të fuqizohet roli dhe angazhimi i grave në parandalim e ekstremizmit të dhunshëm, me theks të veçantë, këtë herë, në Komunën e Prishtinës.
Andaj, edhe panelistet në diskutim ishin vetëm gra që përfaqësonin Policinë, Komunën e Prishtinës dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.
Taibe Canolli nga Policia e Kosovës, tha se nga 44 gra të përfshira në konfliktin e Sirisë, vetëm 7 shtatë prej tyre janë kthyer në Kosovë.
“Aktualisht, numri i përafërt është se në konfliktin e Sirisë ishin apo janë të përfshira, diku 44 femra apo gra, prej të cilave 7 janë kthyer. Ndërsa, po ashtu kemi edhe 37 fëmijë në zona të luftës momentalisht”, tha Canolli.
Panelistet tjera kanë folur dhe në lidhje me kushtet dhe pozitën e gruas në Kosovë, si një nga faktorët që mund të shpie në radikalizëm.
Fitore Pacolli, nga kabineti i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se aktualisht nuk ka projekte të cilat do të ishin të përqendruara në luftimin apo parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Por, sipas saj, ka projekte të cilat mund të shërbejnë për të dërguar shoqërinë drejt një zhvillimi më të avancuar.
Ajo tha se pozita e gruas në Prishtinë dhe Kosovë është mjaft e rëndë, sidomos për faktin se papunësia te femrat mbetet në shkallë shumë të lartë.
Përderisa, Besa Ismaili nga Bashkësia Islame e Kosovës kritikoi institucionet për pabarazi gjinore dhe diskriminim.
“Hallka e shkëputur e pabarazisë gjinore vërehet kudo në institucionet e Kosovës”, tha Ismaili.
Së paku, 300 shtetas të Kosovës kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja në Siri dhe Irak, të pozicionuar në anën e organizatave të shpallura terroriste, siç është i ashtuquajturi Shteti Islamik dhe Al-Nusra.
Një numër prej tyre, kanë humbur dhe jetën e tyre në këto vatra.
Strukturat e sigurisë në vend kanë theksuar se në fushëbetejat e huaja janë duke qëndruar ende 140 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë. Nga këto vende të luftës, në Kosovë tashmë janë kthyer 100 persona. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?