Kryeministri grek Alexis Tsipras, gjatë një takimi të nivelit të lartë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Selanik, përveçse ka rikonfirmuar marrëdhëniet strategjike me Beogradin, ka çuar edhe mesazhe ndaj Shkupit dhe Ankarasë.
I pyetur sesi do të veprojë Athina për çështjen e emrit të fqinjit të saj verior, ai ka deklaruar se Greqia që kërkon gjithnjë stabilitet në Ballkan, kërkon edhe si kusht për integrimin europian të Shkupit, një zgjidhje për një emër që do të përdoret nga të gjithë, duke theksuar se ky stabilitet kalon nëpërmjet luftës kundër nacionalizmave në brendësi të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Presidenti Vuçiq nga ana e tij, teksa ka rikujtuar se Greqia nuk njohu pavarësinë e Kosovës dhe Beogradi nuk ka treguar shumë respekt për këtë fakt, ka kritikuar paraardhësit e tij dhe është shprehur se mbështet Athinën për këtë çështje.
Greqia, investitori i tretë i huaj në Serbi, ka nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi me palën serbe në sektorët e energjisë, transportit, rrjeteve dhe turizmit.
Tsipras ka përmendur gjithashtu vendimin për rikonstruksionin e linjës hekurudhore në aksin Pire-Selanik-Beograd, si dhe promovimin e linjave të energjisë dhe bashkëpunimin me gazsjellësit TAP, IGB dhe IBS, që do të kalojnë përmes saj.
Tsipras u është përgjigjur edhe deklaratave të sotme të ministrit të Jashtëm turk, Cavusoglu, që ka paralajmëruar se Ankaraja do të marrë masa kundër Qipros dhe kërkimeve të saj për gazin natyror, ndërsa ka cilësuar palën greke si të pasinqertë në negociatat për ribashkimin e Qipros.
“Kam gjithnjë parasysh një proverb në politikën e jashtme”, ka thënë Tsipras. “Qen i mirë nuk është ai që leh, por ai që ruan mirë. Ne nuk bërtasim dhe as lehim shumë, por jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin e vendit”, ka përfunduar ai. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës