Zyrtarë të UNFPA-s thanë sot se nga të dhënat e besueshme që i ka Kosova lidhur me shëndetin riprodhues del se në vendin tonë ka rënie të fertilitetit në 2.3 për qind nga 2.9 sa ishte në vitin 2002.
Doktoresha Zarife Miftari nga UNFPA, tha në tryezën e rrumbullakët “Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë”, të organizuar nga K10 në bashkëpunim me UNFPA, se sipas anketës demografike shëndetësore në Kosovë vërehet se ka rënie të përdorimit të kontraceptivëve.
“Të dhënat që janë marrë nga miksi i vitit 2013-2014, janë të dhënat më të besueshme që aktualisht i kemi në Kosovë sa i përket shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të cilat tregojnë se kemi një rënie të fertilitetit në Kosovë në 2.3 prej 2.9 sa ishte në vitin 2002, sipas anketës demografike shëndetësore.
Mirëpo në anën tjetër kemi një shkallë të ulët të përdorimit të kontraceptivëve të mjeteve moderne. Shkalla e përgjithshme e përdorimit të kontraceptivëve është 65.8, por kjo i nënkupton edhe ato metoda që nuk janë moderne dhe të cilat, faktikisht është tërheqja si më e përdorura dhe që do ta shohim në vijim se ka një shkallë të lartë të dështimit. Nevojat e paplotësuara janë 8.9 që është një përqindje mjaft e lartë për vendin tonë. Metodat moderne janë vetëm 13.7”, ka thënë Miftari.
Ajo theksoi se ekzistojnë keqkuptime për kontracepsionin dhe si të tilla duhet të hiqen përmes shërbimeve dhe informimit sa më të madh për rëndësinë e shëndetit riprodhues.
Doktoresha Visare Mujko – Nimani nga UNFPA, u shpreh se investimet në planifikimin familjar ndikojnë pozitivisht në rritjen e rolit të gruas në shoqëri, barazinë gjinore dhe për zhvillimin ekonomik.
“Kujdesi më i mirë i shëndetit riprodhues, përfshirë planifikimin vullnetar familjar, mund të nxisë ekonominë dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm familjar duke fuqizuar gratë për të përfunduar arsimin, për t’iu bashkuar fuqisë punëtore të paguar, për të qenë më produktiv në vendin e punës, për të fituar të ardhura më të larta dhe për të rritur kursimet dhe investimet.
Investimet në planifikimin e familjes ndihmojnë drejt prosperitetit për të gjithë. Prandaj planifikimi familjar është kritik për arritjen e synimit të parë për zhvillim të qëndrueshëm për t’i dhënë fund varfërisë, është gjithashtu çelësi për arritjen e qëllimeve të tjera , si largimi i urisë dhe promovimi i shëndetit të mirë dhe barazisë gjinore”, ka thënë Namani.
Merita Vuthaj, pediatre, tha se Ministria e Shëndetësisë ka hartuar ligjin për shëndetin riprodhues në Kosovë dhe tha se së shpejti vendi ynë do të ketë ligjin gjithëpërfshirës, pjesë e së cilit do të jetë edhe fertiliteti i asistuar mjekësor.
“Ministria e Shëndetësisë në kuadër të politikbërjes ka hartuar ligjin e infrastrukturës ligjore për shëndetin riprodhues në Kosovë duke filluar nga ligji për shëndetin riprodhues, i cili është hartuar dhe aprovuar në vitin 2006 dhe i cili ligji tashmë është në revidim e sipër dhe jemi në hartim e sipër të koncept dokumentit për revidimin e këtij ligji meqenëse ka pasur shumë mangësi ligji paraprak dhe shumë shpejt ne do të kemi një ligj gjithëpërfshirës që kuadër të cilit përveç shëndetit riprodhues, planifikimi familjar që domosdo është pjesë e këtij ligji do të jetë edhe fertilizimi i asistuar mjekësor në kuadër të ligjit.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka hartuar edhe udhëzimin administrativ për mjete dhe metodat e planifikimit familjar, ligji për abortin po ashtu është në fuqi dhe ligj i cili siguron kriteret për realizimin e abortit në mënyrë ligjore në vendin tonë,” tha Vuthaj.
Mrika Aliu nga “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” tha se koalicioni i organizatave “K10” ka mision që të punojë për një shoqëri që ka shëndet të mirë seksual dhe riprodhues si dhe u shpreh se synojnë të ngritin vetëdijen e pacientëve lidhur me këtë.
Ndryshe, UNFPA ka kontribuar që nga viti 1999 në Kosovë, duke ofruar pajisje moderne për institucionet publike në Kosovë, zhvillimin e kurrikulave për mësimin e rëndësisë së planifikimit familjar në Kosovë e të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit