Telefoni Nokia 3310 i vitit 2017, që në ditën e parë të publikimit zyrtar, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, mbi të gjitha mes të apasionuarve të telefonisë celulare, si dhe janë krijuar shumë versione ekskluzive me pamje nga më të ndryshmet duke kontribuar në rritjen e interesit drejt kësaj pajisjeje.
Këtë herë kompania “Caviar” ka realizuar një version të veçantë të Nokia 3310 në përkujtim të takimit historik që ndodhi para pak ditësh mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin me rastin e G20-ës në Gjermani.
Ky model karakterizohet nga një skelet prej titani dhe me pjesë të ndryshme prej floriri të verdhë.
Në pjesën e pasme është i dukshëm një medalion i rrumbullakët ku ndodhen profilet e dy presidentëve me shikimin e kthyer drejt të njëjtit objektiv si dhe një nënshkrim ku është vendosur data dhe vendi i këtij eventi shumë të rëndësishëm.
“Në nder të takimit mes presidentit rus dhe atij amerikan, Caviar ka realizuar një model për koleksion të Nokia 3310 me portretet e dy liderëve të dy vendeve. Profilet e dy presidentëve janë të prezantuar në këtë telefon. Fakti që sytë e tyre janë fiksuar në të njëjtin drejtim, padyshim që shpreh dëshirën e përbashkët për të përparuar në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë. Megjithatë, nuk duhet harruar ashpërsia dhe fortësia e nevojshme për të ruajtur drejtësinë, interesat personale dhe të vendit. Për të theksuar këto cilësi, projektuesit realizuan skeletin duke përdorur titan. Dizenjimi i këtij telefoni është simbol kujtues i G20-ës, të vendit dhe datës historike të këtij takimi”, shkuran kompania në një komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
Zbulohen detaje nga dizajni dhe specifikat kryesore të Motorola Edge 30 Ultra
Pesë mënyra si të ndalojmë varësinë nga teknologjia
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak