LAJMI I FUNDIT:

Londra përfshihet sërish në flakë (Foto)

Londra përfshihet sërish në flakë (Foto)

Vetëm pak orë më parë, një zjarr i rëndë ka pushtuar sërish Londrën. Kësaj here, ka rënë në zonën e quajtur “Camden Market”, e cila është një nga atraksionet turistike më të preferuara të vendit. Më shumë se 70 zjarrëfikës, janë gjenduar menjëherë atje për të normalizuar gjendjen.

Rreth orës 3:00 (ora lokale) u njoftua se gjendja ishte nën kontroll por gjithsesi turmat e njerëzve vazhdonin të ishin ende në panik nga frika e një tjetër rindezieje.


Nga njoftimet e para është bërë me dije se 3 kate dhe tarraca e një ndërtese janë përfshirë pothuajse krejtësisht në flakë.Përsa i përket të lënduarëve, ende nuk ka asnjë informacion.

Zona në të cilën ka rënë zjarri është shumë e populluar nga turistët. Në të ndodhen më shumë se 1000 dyqane, restorante dhe qendra të ndryshme argëtimi. Që prej shkurtit të 2008, ky është zjarri i 2-të masiv që bie pikërisht në të njëjtin vend.

E ndërsa në rang vendi, kujtojmë se për Londrën është hera e 2-të brenda pak kohësh, që ndodh një tragjedi e tillë. Nga zjarri në kullën Grenfell mbetën të vdekur pothuajse 80 persona./GazetaExpress/