A ju frikëson dhe brengos ideja se dikur do të vdisni? Një studim i ri ka zbuluar se frikat e tilla mund të jenë paksa të ekzagjeruara.
Në fakt, hulumtimet tregojnë se vdekja shpeshherë është përshkruar si përvojë paqësore dhe pozitive nga ata të cilët kanë qenë pranë saj.
Vdekja është ‘garancioni’ i vetëm i kësaj jete, por prapëseprapë mbetet diçka të cilën shpeshherë njerëzit refuzojnë të flasin për të.
Autori i studimit në fjalë, Kurt Gray, ka thënë: “Ekziston një mendim se vdekja është diçka që duhet shmangur me çfarëdo çmimi”. Megjithatë, ekipi i tij ka zbuluar se koncepti abstrakt i vdekjes mund të jetë më i frikshëm sesa realiteti.
Pas eksperimenteve të ndryshme me mbi 25 pacientë të cilët kishin qenë të diagnostikuar me sëmundje vdekjeprurëse, Gray dhe ekipi i tij kishin zbuluar se pacientët që po vdisnin kishin qenë pozitivë.
E për këtë studim, një hulumtues tjetër ka një shpjegim mjaft interesant. Sipas James Maddux, shumica e gjërave nga të cilat kemi frikë nuk janë aq të këqija sa mendojmë derisa të arrijnë tek ne. Prandaj, nuk ka ndonjë arsye të mendojmë se vdekja është diçka ndryshe nga ky fakt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur