LAJMI I FUNDIT:

Tërmet tjetër mbrëmë shqetësoi qytetarët e Ohrit

Tërmet tjetër mbrëmë shqetësoi qytetarët e Ohrit

Tërmet me fuqi prej 3.9 ballëve sipas Rihterit është regjistruar mbrëmë në orën 21:31 minuta në Ohër. Epiqendra e tërmetit ka qenë 11 km në veri-perëndim të Resnjës dhe 8 km në lindje të Koselit, me 2 km thellësi.

Qytetarët janë të shqetësuar dhe flejnë në kampe dhe veturat e tyre. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe dy tërmete, njëri me fuqi 3.1 dhe tjetri 2.1 sipas Rihterit.

Në tre javët e fundit në rajonit e Ohrit janë regjistruar mbi 1000 tërmete./Telegrafi/