LAJMI I FUNDIT:

Zymi, sfida e radhës për automobilistët tanë

Zymi, sfida e radhës për automobilistët tanë

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në këtë fundjavë me garën që do të zhvillohet në Zym.

Bëhet fjalë për garën e dytë në diciplinën malore, pas asaj që është zhvilluar në Prevallë.


Nuk ka dyshim se numri i pjesëmarrësve edhe kësaj radhe do të jetë i madh, pasi diciplina malore është më atraktive për garuesit. E njëjta pritet të ndodhë edhe me numrin e dashamirëve të automobilizmit.

Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera relevante (Policinë e Kosovës, Ndihmën e Shpejtë dhe Brigadën e Zjarrfikësve) i ka ndërmarrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Paraqitja e pjesëmarrësve në garë bëhet të shtunën me fillim  orën 8:30. Më vonë, pas procedurave të zakonshme, do të zhvillohen dy vozitjet provuese, ndërsa aktiviteti për të shtunën përfundon rreth orës 16:00.

Të dielën, duke filluar në orën 10:00 bëhet renditja e garuesve, starti i vozitjes së parë është në orën 12:00, ndërsa gara pritet të mbyllet në orën 16:00 me ceremoninë e shpalljes së fituesve.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori