LAJMI I FUNDIT:

Para se të bëni gati çantat e pushimeve, mësoni temperaturat e korrikut në Shqipëri

Para se të bëni gati çantat e pushimeve, mësoni temperaturat e korrikut në Shqipëri

Edhe pse dita e fundit e muajit që lamë pas shënoi edhe temperaturën më të lartë deri më tani, 41.4 gradë celsius, edhe më i nxehtë parashikohet korriku.

Trendi i ditëve të fundit ku temperaturat kanë shënuar një ulje të lehtë me 2 gradë Celsius, do të vijojë edhe në 10 ditët e para të korrikut.

Sipas sinoptikanëve, në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë nga 30 në 33 gradë celsius, temperatura këto shumë pranë vlerave tipike të këtij muaji.


Nuk përjashtohet që gjatë kësaj periudhe të ketë reshje të pakta lokale kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore të vendit.

Por në pjesën e dytë të muajit, duke nisur nga 10 korriku, shkruajnë mediat shqiptare, temperaturat do të shënojnë rritje me 3 – 4 gradë C mbi vlerat normale të muajit.

Prandaj nëse keni bërë gati çantën e pushimeve verore, mos harroni edhe kremin e plazhit, pasi kjo verë parashikohet të jetë me temperatura të larta.