LAJMI I FUNDIT:

Ia vjedhin një BMW-X5 dhe një GOLF-7, qytetari nga Suhareka përjeton tmerrin

Ia vjedhin një BMW-X5 dhe një GOLF-7, qytetari nga Suhareka përjeton tmerrin

Një qytetar nga Suhareka, e ka njoftuar policinë se i janë vjedhur një BMW-X5 dhe një GOLF-7, nga persona ende të panjohur.

Siç njofton policia, hajnat së pari kishin hyrë në shtëpi, ku kanë marrë çelësat e veturave, të cilat pastaj i kanë marrë nga vendet ku ishin të parkuara.

“Sot, në mëngjes, një qytetar nga Bllaca e ka informuar policinë në Suharekë për vjedhjen e dy veturave. Pas bisedës me denoncuesin e vjedhjes, është bërë e ditur se një veturë BMW-X5 me targa italiane dhe një tjetër GOLF-7 me targa vendore, kishin qenë të parkuara njëra në oborrin e shtëpisë dhe tjetra në parkingun e restorantit, pronë e familjes. Gjatë orëve të natës, të dyshuar të panjohur pasi kishin hyrë në katin e parë të shtëpisë, kishin kryer kontroll dhe kishin vjedhur ca para dhe çelësat e veturave me të cilat janë larguar në drejtim të panjohur. Vlera e veturave, sipas ankuesit është njëra 12000 dhe tjetra 27000 euro. Hetues policorë po punojnë për zbardhjen e rastit”, njofton policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, transmeton KosovaPress.


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori