LAJMI I FUNDIT:

Ende vërehen pasojat e vërshimeve në Poroj

Ende vërehen pasojat e vërshimeve në Poroj

Gati një muaj pas vërshimeve në Poroj të Tetovës, ndërsa banorët ende po përballen me pasojat e vërshimeve. Edhe pse shtrati i lumit është pastruar, banorët kërkojnë që intervenimi të behët mbi fshat dhe sa më shpejtë të ndërtohet ura e drurit e cila u shkatërrua tërësisht.

Kryetari i bashkësisë lokale të Porojit, Sulejman Ramadani, kërkon nga Zoran Zaevi që të mbajë premtimin e dhënë për ndërtimin e digave mbi fshat.

Ndërkohë në teren ende nuk ka ekipe të shohin si do rrjedhin punët.


Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për TVM 2 thotë se shumë shpejtë do fillohet më ndërtimin e urës së drurit.

“Ne kemi bërë vetëm një kalim për këmbësorët, ndërkohë që sa i përket Ministrisë së Mbrojtjes, specialistët kanë qëndruar aty kanë bërë vlerësimet e tyre, presim që të zvogëlohet më intensivisht sasia e ujit që të mundet të punojnë për të rikthyer atë kalim” deklaroi Teuta Arifi.

Vërshimet e 5 qershorit në Poroj, shkaktuan edhe dëme bujqësore, të cilat minitria e bujqësisë dhe qeveria kanë paralajmëruar se do ti kompenzojn.