LAJMI I FUNDIT:

Patozi: Kandidoj për kryetar të PD-së, nëse garantohen zgjedhjet e lira

Patozi: Kandidoj për kryetar të PD-së, nëse garantohen zgjedhjet e lira

Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike në Shqipëri, ish-deputeti Astrit Patozi ka shpallur synimin e tij për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike.

Në deklaratë Patozi ka nënvizuar se do të jetë i gatshëm të garojë në zgjedhjet për kryetar në bazë të disa kushteve, mes të cilave spikat ajo e dorëheqjes së Lulzim Bashës.

“Deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj për kryetar të PD nëse do ketë garanci për zgjedhje të lira, të ndershme e të pandikuara. Në emër të mijëra demokratëve që më mbështesin kërkoj rregulla të pastra loje, dorëheqje të menjëhershme të kryetarit Basha si përgjegjësi kryesor për humbjen në zgjedhje, largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e vetë dhe çlirimin e selisë nga të gjithë kandidatët derisa të mbahen zgjedhjet”, ka thënë Patozi.


Ish-kryetari i grupit parlamentar demokrat ka parashtruar edhe disa kushte të tjera, realizimi i të cilave është në vartësi të kryetarit “të ngrirë”, Basha.

“Sekretari i përgjithshëm të marrë nën kontroll database-n e anëtarësisë, në mënyrë që anëtarësimet në kundërshtim me statutin të mos kenë mundësi të votojnë. Gjithashtu, kërkohet kohë e mjaftueshme debati, analize e reflektimi, si dhe kohë për të bërë fushatë”, ka thënë Patozi.

Për Patozin, këto kërkesa janë garancitë minimale që të shkohet në një proces të drejtë e gjithëpërfshirës në zgjedhjet në PD.

“Ndaj ftoj Lulzim Bashën të dalë mbi ambiciet personale dhe të veprojë në të mirë të interesave të PD”, ka thënë ai, duke rezervuar edhe një paralajmërim.

“Në rast se kërkesat tona nuk do të plotësohen ai do të marrë përgjegjësinë për hedhjen në erë të Partisë Demokratike. Në kushte të tilla të gjithë demokratëve u lejohet të mos pranojnë farsën e zgjedhjeve për kryetar”, ka shtuar Patozi.

Deri tani, i vetmi që kishte shprehur ambicien për të garuar për kryetar të partisë më të madhe të opozitës ishte Eduart Selami, dikur themelues i saj. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori