LAJMI I FUNDIT:

Filloi shpërndarja e pajisjeve për fermerët llapjanë për certifikim me Global Gap

Filloi shpërndarja e pajisjeve për fermerët llapjanë për certifikim me Global Gap

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me drejtorin e Programit Mundësitë e reja për Bujqësi (AGRO) – USAID, Mark Wood, iu kanë shpërndarë fermerëve llapjanë, kultivues të mjedrës, pajisjet e nevojshme për certifikim me standardin Global Gap.

Në kuadër të implementimit të projektit për certifikimin e fermerëve me standardin Global Gap, i cili realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Podujevës dhe USAID-it, sot në Podujevë ka filluar shpërndarja e pajisjeve të nevojshme për certifikim me këtë standard.

Shpërndarjen e pajisjeve për fermerët kultivues të mjedrës e kanë bërë kryetari i Veliu dhe drejtori i  Programit Mundësitë e reja për Bujqësi (AGRO) – USAID, Mark Wood.


Me këtë rast kryetari Veliu e ka vlerësuar lart partneritetin me USAID-in në programin kultivimin e mjedrës gjë që e ka bërë Podujevën qendër referente në Kosovë për kultivimin e kësaj kulture të pemëtarisë së imtë.

Kryetari Veliu foli edhe për rëndësinë e projektit për certifikimin e fermerëve me certifikatat Global Gap.

“E mira e këtij projekti është se kultivuesit e mjedrës, pas pajisjes me certifikatën Global GAP, përveç që do të kenë qasje në tregun evropian, do të kenë edhe një favor tjetër në plasmanin e produktit të tyre me çmim më të volitshëm. Me këtë certifikim eliminohen edhe dyshimet se produktet mund të jenë kancerogjene. Gjithashtu certifikimi inkurajon fermerët që të vazhdojnë të merren me këtë veprimtari fitimprurëse”, tha kryetari Veliu.

Drejtori i Programit të USAID-it, Mark Wood, vlerësoi lart realizimin e projektit të certifikimit të fermerëve me Global Gap.

“Jam i lumtur për bashkëpunimin tonë, sepse ky bashkëpunim i shkëlqyer ka mundësuar që fermerët e Komunës së Podujevës të jenë të parët jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë që po certifikohen me standardin Global Gap. Uroj që edhe komunat e tjera të ndjekin shembullin e Komunës së Podujevës”, tha Wood.

Projekti për certifikimin e fermerëve me standardin Global Gap, në vlerë prej 120 mijë euro,   realizohet në partneritet të Komunës së Podujevës me USAID-in. Përfitues të këtij projekti do të jenë 523 fermerë, të cilët paraprakisht kanë ndjekur trajnime për certifikim me standardin Global Gap. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori