LAJMI I FUNDIT:

Hamilton nuk largohet nga Mercedesi

Hamilton nuk largohet nga Mercedesi

Ditët e fundit, Lewis Hamilton u përfol shumë në media për mundësinë e largimit nga Mercedesi dhe Botërori i Formulës 1.

Por, ajo që u publikua rezultoi të ishte në kuadrin e zërave spekulative, pasi Hamilton dhe Niki Lauda mohuan gjithçka. Madje, Lauda deklaroi se komenti i parë i bërë nga Hamilton është keqkuptuar.


“Lewis Hamilton do të qëndrojë me ne, sepse ka një kontratë për të respektuar. Ai nuk është Nico Rosberg. Lewis dëshiron rinovimin e kontratës me ne edhe përtej vitit 2018. Ai vet e kërkoi këtë gjë. Është shumë i motivuar, ashtu sikurse edhe ne, por pavarësisht kësaj bisedimet ende nuk kanë nisur”, tha Lauda.

Niki Lauda foli edhe për një çështje tjetër, ku edhe në këtë rast iu desh të bëjë një përgënjeshtrim. Bëhet fjalë për lajmet që flasin për arritjen e një marrëveshjeje mes Mercedesit dhe McLarenit, duke parë se skuderia britanike po shkon drejt ndarjes me Hondën, transmeton tch.

“McLaren ka një kontratë me Hondën. Por edhe nëse ndahen, kjo nuk do të thotë se Mercedesi do të furnizojë këtë skuadër me motorë. Askush nuk e ka kërkuar këtë. E njëjta histori ishte edhe me Red Bullin, por në fund kjo skuadër vijoi punën me Renault dhe problemet u zgjidhën”, tha Lauda.

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori