Edhe pse ka më shumë se dy vjet që Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është nënshkruar, Kosova ende nuk e ka ratifikuar atë.
Si pasojë kosovarët vazhdojnë të mbesin populli i vetëm i izoluar në rajon pa liberalizim vizash, shkruan sot, gazeta Zeri.
Mirëpo, për vonesat në implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe izolimin e kosovarëve Mali i Zi thotë se fajtorë nuk janë ata.
Ministri i Integrimit Evropian i Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq, në një intervistë të shkurtër dhënë gazetës “Zëri”, ka thënë se Mali i Zi nuk ka kurrfarë problemi sa i përket kësaj marrëveshjeje, për këtë arsye edhe ka kohë që e ka ratifikuar atë në parlamentin e saj.
“Mali i Zi nuk ka kurrfarë problemi sa i përket kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Pejoviq.
I pyetur nga “Zëri” rreth deklaratave të kandidatit për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, se kjo marrëveshje nuk do të kalojë në formën në të cilën është dhe si e sheh mënyrën e përfundimit të kësaj çështjeje, Pejoviq është shprehur i rezervuar. “E di, mirëpo nuk mund të flas për këtë pasi që kjo është një çështje politike e brendshme e Kosovës”, ka thënë ai.
Ministri malazez është shprehur i rezervuar edhe rreth mundësisë së rinegocimit të kësaj marrëveshjeje pasi të formohen institucionet e reja në Kosovë.
“Kjo është një pyetje për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Realisht unë nuk mund ta komentoj këtë”, ka thënë ai. Megjithatë, ai nuk është shprehur i rezervuar sa u përket marrëdhënieve në mes të dyja vendeve. Sipas tij, ato janë të mira.
“Mund të them se marrëdhëniet në mes të dyja vendeve janë të mira. Kemi nënshkruar një numër marrëveshjesh dhe kemi nisur bashkëpunimin në praktikë”, ka thënë ai, duke treguar detaje të finalizimit të një projekti konkret mes dy shteteve.
“Edhe sot kemi folur me ministren Mimoza Ahmetaj për finalizimin e një marrëveshjeje në mes të dyja shteteve për krijimin e një komiteti të përbashkët, i cili do të merrej me shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve. Mali i zi do të mundë t’i jepte Kosovës eksperiencat e saj sa i përket IPA-së, përdorimin e fondeve e po ashtu edhe krijimin e një sistemi me kolegët në Prishtinë”, ka thënë Pejoviq.
Në këtë kontekst ai ka treguar se çdo muaj zyrtarë nga Prishtina shkojnë në Podgoricë për t’u njohur me praktikat e punës atje. “Çdo muaj ne tashmë kemi dikë nga Prishtina që vjen në Podgoricë për të diskutuar se si ne i bëjmë gjërat, praktikat tona, ata ulen me kolegët tanë në Ministri. Pra, ka shumë mundësi praktike për bashkëpunim dhe kjo është shumë e mirë”, ka përfunduar Pejoviq. /Zeri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur