David Zaikin është njeriu që ka tërhequr vëmendjen e “Politico”-s, deri në atë pikë sa t’i kushtojë një artikull të gjatë me titull: “Njeriu i mistershëm ndërkombëtar” i lidhur me marrëveshjen e lobimit të Michael Flynn.
Siç shkruan revista “politico”, mbi dy vite më parë, dy burra nisën të vizitonin Washingtonin me qëllim promovimin e axhendës turke në kryeqytetin amerikan. Ata darkuan me titullarë e rreshtuan mbështjen e firmave më në zë të lobimit nga të dy krahët.
Nuk ishte ndonjë gjë për t’u shënuar kjo në Washington, përveç një detaji domethënës: lobisti i fundit, që njëri prej këtyre burrave kishte punësuar, ishte gjenerali Flynn, asokohe eksponent i fuqishëm fushate i Donald Trumpit, i pezulluar më vonë nga detyra e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare për faktin se gënjeu mbi bisedat me ambasadorin e Rusisë.
Klienti i Flynn, biznesmeni turk Ekim Alptekin përfundoi në lupën e hetuesve federalë, që po shqyrtojnë mungesën e transparancës së gjeneralit në raport me kontaktet e jashtme.
Ndërsa personi tjetër i përfshirë në përpjekjet proturke ka arritur ta shmangë deri tani vëmendjen publike, gjë që për “Politico”-n e kthen këtë individ në një figurë intriguese të misterit që rrethon ndikimin e huaj në Washington.
Dmitri “David” Zaikin nuk është regjistruar si lobist i jashtëm e nuk ka ndonjë lidhje të dukshme me Turqinë. Ajo që ka, – sipas “Politico”-s, – është një listë e gjatë partneriteti me biznesmenë të fuqishëm dhe zyrtarë qeveritarë rusë, pjesa dërrmuese të përfshirë në marrëveshje të energjisë dhe minierave.
Së fundi, ndërsa punonte për Turqinë, Zaikin ka lobuar për VMRO-DPMNE-në, që duket se është afruar këto kohë me Kremlinin, dhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim në Shqipëri. Ky person, – vazhdon “Politico”, – ka gjithashtu lidhje biznesi me Trumpin.
Kur punonte në një agjenci të pasurive të paluajtshme në Toronton e viteve 2000, ai pati ndërmjetësuar shitjen e “Trump International Hotel” dhe “Trump Tower”.
Ndoshta ishte koinçidencë, që Zaikin ka pasur lidhje të ngushta edhe me një femër ruse, e cila ishte agjentja ekskluzive e njërit prej bizneseve të Trumpit në Florida, e përshkrohej nga një gazetë në Rusi si “dora ruse” e miliarderit njujorkez. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje