LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi reagon ndaj Boiken Abazit për ofendimet ndaj muslimanëve

Kelmendi reagon ndaj Boiken Abazit për ofendimet ndaj muslimanëve

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ashpër nëpërmjet Facebookut ndaj ofendimeve të zyrtarëve të Vetëvendosjes në drejtim të myslimanëve.

Kelmendi u shpreh se Boiken Abazi nga Vetëvendosja ka shpifur edhe më parë në drejtim të fesë muslimane dhe e ripërsëriti këtë gabim.

Abazi ka thënë se disa hoxhallarë të Kosovës po paguhen dhe kontrollohen direkt nga Serbia, gjë të cilën Kelmendi e mohon.


Sipas Kelmendit, ofendimet bëhen më të rënda kur bëhen në fund të muajit të Ramazanit dhe në festën e Fitër Bajramit.

Ky është postimi i plotë i Kelmendit, lidhur me shpifjet e Boiken Abazit të Vetëvendosjes:

Zyrtarët e Vetëvendosjes vazhdojnë me shpifje dhe ofendime në drejtim të muslimanëve !

Zyrtari për marrëdhënie me jashtë i Vetëvendosjes Boiken Abazi, ka thënë se disa hoxhallarë janë financuar dhe kontrolluar nga Serbia.

Ky është ofendimi dhe shpifja e dytë me rradhë brenda dy ditëve që vie nga zyrtarët e Vetëvendosjes drejtuar muslimanëve të Kosovës. Situatën e bën edhe më të rëndë fakti se këto ofendime dhe shpifje vijnë në fund të Ramazanit dhe në festën e Fitër Bajramit.

Juve shpifësa dhe ofendues nga Vetëvendosja, juve që në zemrat juaja keni urrejtje dhe ideologji të rrezikshme, hoxhallarët as nuk janë financuar dhe as nuk janë kontrolluar nga Serbia. Nëse dikush nga ju është financuar dhe kontrolluar nga Serbia, nuk domethënë që edhe të tjerët bëjnë si ju. Ju në kohë zgjedhje, u bëtë edhe imam edhe hoxhallarë duke na treguar edhe moshën se kur duhet të mbulohen vajzat. Po në këto zgjedhje keni përfshi në listën e juaj të kandidatëve për deputet edhe hoxhallarë.

Tash pasi morrët votat e muslimanëve, nuk i ndalni ofendimet ndaj muslimanëve dhe prijësve të tyre-hoxhallarëve.

Turp për juve.

Gëzim Kelmendi

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori