LAJMI I FUNDIT:

Policia konfimon vrasjen në fshatin Gllumovë të Shkupit

Policia konfimon vrasjen në fshatin Gllumovë të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni ka konfirmuar vrasjen tragjike në fshatin Gllumovë të Shkupit. Nga MPB thonë se, i dyshuari për vrasjen e trefishtë, ka kryer vetëvrasje pasi është ndjekur nga njësiti “Alfa”.

Incident në Gllumovë, disa të vrarë
Lexo po ashtu Incident në Gllumovë, disa të vrarë

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi të panjohur është kryer vrasje ndaj tre personave (një person është vrarë në fshatin Gllumovë, ndërsa dy të tjerët janë vrarë në hyrje të fshatit Kondovë). Pas tentimit për arrestim të personit të dyshuar për vrasjen e trefishtë nga ana e njësitit “Alfa”, i njëti ka kryer vetëvrasje. Vdekjen e kanë konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Hetimi është në vazhdë. Ndërsa sigurisht vrasësi është SH.S nga fshati Gllumovë”, thuhet në kumtesën e MPB-së./Telegrafi/


Më shumë detaje për vrasjen e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit
Lexo po ashtu Më shumë detaje për vrasjen e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit