Asnjëri prej katër deputetëve të rinj të AKR-së nuk flet qartë nëse do të jenë pjesë e Qeverisë së udhëhequr prej Ramush Haradinajt.
Të paktën njëri e ka premtuar votën pro që lideri i AAK-së të jetë Shef i Qeverisë. Është Labinot Tahiri, Nënkryetar i AKR-së, i cili ka krahasuar Haradinajt me Adem Jasharin dhe ka premtuar votën pro tij. Tahiri ka thënë se për AKR’në të gjitha opsionet janë të hapura.
Por, shumë të rezervuar kanë qenë zyrtarët tjerë. Behgjet Pacolli ka thënë se s’do të ketë zgjedhje të reja e Agim Bahtiri ka thënë se largohet prej partisë nëse bëhet koalicion me PAN-in.
Është edhe një deputet tjetër i AKR’së i cili thotë se do të synojnë të jenë pjesë e Qeverisë.
Islam Pacolli nuk ka treguar nëse e synojnë pozitën e Kryeministrit. Por, ka thënë se edhe AKR synon të jetë pjesë e Qeverisë.
“Sikurse secila parti tjetër, edhe AKR synon të jetë pjesë e Qeverisë”, ka thënë Pacolli, të shtunën, për Express.
Ai ka thënë se qëndrimin e tij nuk do ta bëjë publik meqë po i pret vendimet partiake për të qartësuar se çfarë pozicioni do të marrë AKR pas certifikimit të zgjedhjeve.
“Gjithçka do të vendoset nga Kryesia dhe Presidenti i Partisë. Vendimet e Partisë do t’i zbatojmë”, ka shtuar ai.
Në zgjedhjet e fundit, AKR ka siguruar të paktën katër deputetë. Përpos Behgjet Pacollit në listë për në Parlament janë edhe: Labinot Tahiri, Korab Sejdiu e Islam Pacolli. Ky i fundit thotë se deklaratat individuale nuk do të ndikojnë në pozicionimin e AKR-së pas zgjedhjeve.
“Por, vendimet e Presidentit Pacollit dhe Kryesisë së AKR-së do të jenë të zbatueshme për të gjithë”, ka shtuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës