LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: Zgjedhjet me defekte të vogla

Ahmetaj: Zgjedhjet me defekte të vogla

Burim Ahmetaj, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, pjesë e Komisionit Qendror Zgjedhor, ka thënë se procesi është duke ecur mirë, ndërsa janë evidentuar shkelje të vogla, gjatë procesit zgjedhor.

Ai ka deklaruar se mospërputhje mes votave dhe nënshkrimeve ka pasur në Skenderaj, në Prizren një vendvotim nuk ka dorëzuar material zgjedhor, por nuk ka komentuar pretendimet se 200 vota nga Serbia mund të jenë plotësuar nga një person.

“Kemi përfunduar procesin e rinumërimit të 280 vendvotimeve. Tani jemi në procesin e numërimit të votave me postë. Kemi përfunduar numërimin e 2000 prej tyre, ndërsa 3000 të tjera do t’i numërojmë nesër”, tha Ahmetaj për Klan Kosova.


“Sa i përket deklaratave për rreth 200 vota nga Serbia që thuhet se janë plotësuar nga një person, neve nuk na intereson kjo gjë. Të gjitha votat me postë janë proceduralisht në rregull”.

“Në Skenderaj ka pasur mospërputhje mes votave dhe nënshkrimeve. Kështu KQZ ka vendosur të rrisë tolerancën, që këto vendvotime të kalojnë.  Një vendvotim në Prizren nuk ka dorëzuar material, ndaj ne e konsiderojmë se ai nuk është hapur fare”,tha Ahmetaj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori