LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse: Tentojnë ta rrëmbejnë fëmijën para syve të prindërve, babai i tij reagon shpejt (Video)

Pamje rrëqethëse: Tentojnë ta rrëmbejnë fëmijën para syve të prindërve, babai i tij reagon shpejt (Video)

Një video rrëqethëse është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda një restoranti në Johanesburg, ku shfaqet momenti i një tentim rrëmbimi të një fëmije, derisa prindërit e tij gjendeshin jo shumë larg tij.

Familja e lumtur po qëndronte e ulur pranë një tavoline në restorant duke shijuar në maksimum drekën, kur i biri i tyre dyvjeçar u ngrit në këmbë për të shëtitur, transmeton Telegrafi.


Në ato momente kamerat e sigurisë kanë filmuar një burrë i veshur në bluzë pa mëngë me ngjyrë të kaltër, duke iu afruar vogëlushit të cilin në një moment e rrëmben.

Por, për fat të mirë në ato momente e vërejti babai i vogëlushit u ngrit në këmbë dhe ia morri nga duart. Ndërkaq, nëna e djalit të vogël ka thënë se në këtë rrëmbim të planifikuar kishin marrë pjesë tre burra dhe një grua.

Njëri nga miqtë e prindërve të djalit të vogël ka publikuar videon e momentit të rrëmbimit në Facebook, me qëllim që t’ua bëjë me dije prindërve tjerë që të jenë më të kujdesshëm kur dalin me fëmijët për shëtitje.

Është interesant fakti, se si në momentin që babai e zuri burrin duke ia rrëmbyer fëmijën, ai u mundua të mbrohet duke u arsyetuar se kinse ka dashur paksa të luaj me të.

Menjëherë kishte reaguar edhe sigurimi i restorantit edhe pse rrëmbyesi insistonte se dëshironte të “luante” me të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori