LAJMI I FUNDIT:

Katari ka dhjetë ditë për miratimin e kërkesave të vendeve arabe

Katari ka dhjetë ditë për miratimin e kërkesave të vendeve arabe

Shuarja e televizionit Al-Jazeera, ulja e nivelit të marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe mbyllja e bazës ushtarake turke janë disa nga 13 kërkesat, të cilat shtetet arabe i kanë dërguar Katarit për miratim.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i kanë dërguar Katarit listën me kërkesa, të cilat duhet përmbushur në afat prej dhjetë ditësh nëse dëshiron t’i hiqen sanksionet diplomatike dhe ekonomike, të cilat janë vendosur para dy javësh, transmeton KosovaPress.

Katari ka hedhur poshtë akuzat e vendeve arabe se po e financon terrorizmin dhe po destabilizon rajonin.


Kërkesat shtetit të Katarit ia ka dërguar Kuvajti, i cili është ndërmjetës në zgjidhjen e krizës.

Autoritetet e Katarit nuk kanë komentuar kushtet e vendosura nga vendet arabe, por më herët shefi i diplomacisë së këtij vendi Muhamed bin Abdulrahman al Tani kishte deklaruar se nuk do të ketë negociata derisa të mos hiqen të gjitha masat ndëshkuese.

Në mesin e kërkesave janë disa kushte, për të cilat Katari ka bërë me dije se nuk do t’i përmbushë, siç është shuarja e Al-Jazeera. Vendet arabe kërkojnë nga Katari që të paguajë kompensimet për humbjen e jetës dhe humbjet tjera financiare, të cilat i ka shkaktuar politika e Katarit gjatë viteve të kaluara. Shuma e kompensimit, siç thuhet, do të konfirmohet në koordinim me Katarin.

Katari duhet të ndalojë financimin e të gjitha grupeve ekstremiste, të cilat SHBA i konsiderojnë si terroriste, përfshirë Shtetin Islam, Vëllazërinë Myslimane, Hezbollahun libanez dhe degën e Al-Kaidës në Siri, të njohur si fronti Nusra.

Nga Katari kërkohet që të mbyllë përfaqësitë diplomatike në Iran, të dëbojë nga shteti pjesëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit dhe të respektojë sanksionet amerikane të vendosura ndaj Iranit.

Në listë kërkohet edhe ndalimi i bashkëpunimit ushtarak me Turqinë brenda vendit dhe harmonizimi i politikave ekonomike, ushtarake, sociale, politike me Këshillin për bashkëpunim të vendeve të Gjirit Persik, grup rajonal ky i cili është krijuar me qëllim të luftimit të ndikimit të Iranit.

Nëse Katari pranon kërkesat, lista do të rishikohet një herë në muaj gjatë vitit të parë, pastaj çdo tre muaj gjatë vitit të dytë. Zbatimi i kërkesave do të vëzhgohet përgjatë dhjetë viteve të ardhshme. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Evropa
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Kalo në kategori