LAJMI I FUNDIT:

Trump: Një i varfër nuk e bën dot detyrën e ministrit të Ekonomisë

Trump: Një i varfër nuk e bën dot detyrën e ministrit të Ekonomisë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se nuk do të donte të emëronte një person të varfër në krye të Ekonomisë, ndërsa justifikoi kabinetin e tij, i cili mendohet të jetë më i pasuri në historinë e vendit.

Duke zhvilluar një bisedë me sekretarin e Tregtisë, Wilbur Ross, një investitor miliarder, Trump shtoi se ata tërhiqen nga paratë dhe u është dashur të heqin dorë nga çdo gjë për t’u emëruar në këto pozicione.

“David M. Solomon i ‘Goldman Sachs’ (bankë investimesh shumëkombëshe në Amerikë) është një president i zgjuar, i cili na ka përfaqësuar duke u përfshirë në aktivitete që fillonin nga pagesa shumë të mëdha ditore deri në ato më pak të vogla”, tha presidenti Trump.


“Këta janë persona me mendje të mëdha dhe të shkëlqyera të biznesit. Kjo është ajo për të cilën ne kemi nevojë dhe që na duhet, në mënyrë që bota të mos përfitojë nga ne”, tha Trump.

“Ne nuk do të lejojmë që bota të përfitojë nga ne, dhe unë i dua të gjithë njerëzit, të pasur apo të varfër qofshin ata , por në këto pozicione të veçanta unë nuk do të doja të emëroja një person të varfër. A do të kishte kuptim kjo?”, shtoi ai.

Sekretari i Trumpit për Arsim, Betsy DeVos është gjithashtu një trashëgimtare miliardere, ndërsa sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ish-shefi i gjigantit të naftës “Exxon”, ka një pasuri prej qindra milionë dollarësh.

Zyrtarë të tjerë të pasur të përfshirë në listën e emërimeve janë sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe sekretari i Strehimit, Ben Carson.

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kalo në kategori