LAJMI I FUNDIT:

Izmaku, deputetja e vetme që do të përfaqësojë PAN-in në Kuvend nga Vushtrria

Izmaku, deputetja e vetme që do të përfaqësojë PAN-in në Kuvend nga Vushtrria
Xhevahire Izmaku

Koalicioni PDK-AAK-NISMA nga komuna e Vushtrrisë do të përfaqësohet vetëm me një deputet në Kuvendin e Kosovës.

PAN-in, në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës, nga qyteti i Vushtrrisë pritet ta përfaqësojë deputetja Xhevahire Izmaku.


Telegrafi mëson se ajo ka fituar 6976 vota, të mjaftueshme për Izmakun për tu bërë pjesë e legjislacionit të ardhshëm.

Ndryshe, ajo ka qenë edhe pjesë e legjislacionit të kaluar, ku është dalluar për adresimin e problemeve të qytetarëve nga komuna e saj, në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/