Organizimi i ceremonisë mortore të Helmut Kohl ka ngjallur tensione mes autoriteteve gjermane dhe familjes, sipas medias gjermane.
Sipas të përjavshmes gjermane “Spiegel”, bashkëshortja e tij ka kundërshtuar një homazh nga Angela Merkel, raporton AFP.
“Maike Kohl-Richter, bashkëshortja e dytë e ish-kancelarit (1982-1998) kërkon që vetëm të ftuarit e huaj mund të mbajnë një fjalim gjatë një ceremonie evropiane solemne parashikuar më 1 korrik në Parlamentin Evropian në Strasburg në Francë”, konfirmoi sot e përjavshmja gjermane “Spiegel”.
Angela Merkel, të cilën Helmut Kohl e mbështeti për fillimin e karrierës politike duke i besuar portofole ministrore pas Ribashkimit, ishte shkëputur politikisht me ish-mentorin e saj gjatë skandalit të kutive të zeza të Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe mori drejtimin e partisë, drejtuar për shumë kohë nga Kohl në vitin 2000.
Mes të ftuarve, bashkëshortja e babait të ribashkimit gjerman kërkon që kryeministri hungarez, Viktor Orban, një prej zyrtarëve të fundit politik që u takua me Helmut Kohl dhe një kundërshtar i politikës për pritjen e refugjatëve të Angela Merkel, të mund të shprehet.
“Në fund, Maike Kohl-Richter, e bindur nga të afërmit që kjo mund të shkaktonte një skandal ka ndryshuar mendim”, vijon e përjavshmja.
Media gjermane zbulon të tjera burime tensioni.
Helmut Kohl nuk do të varroset në varrezën familjare në Ludwigshafen (perëndim) por, në një varrezë në Spire, pranë katedrale së këtij qyteti të Rhenanie-Palatinat, ku një ceremoni fetare është parashikuar më 1 korrik, pas homazhit në Parlamentin Evropian.
Në varrezën e Ludwigshafen prehen prindërit e tij dhe bashkëshortja e parë, Hannelore, e cila vrau veten në vitin 2001.
Sipas një prej të afërmve të tij, ish-kryeredaktori i të përditshmes “Bild” Kai Diekmann, ai kishte vendosur të varrosej në Spire në fund të verës të vitit 2015 kur gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
“Maike Kohl-Richter, 34 vjeç, djali i vogël, ishte akuzuar se kishte shtyrë Helmut Kohl, shumë të rënë fizikisht këto vitet e fundit, t’i largohej pjesës tjetër të familjes dhe të afërmve”, sipas shtypit.
Një prej dy djemve që kishte pasur nga lidhja 40-vjeçare me Hannelore, Walter Kohl, ka theksuar se kishte mësuar për vdekjen e babait të tij në radion. Ai nuk kishte pasur asnjë kontakt me të që prej disa vitesh, ashtu si vëllai i tij Peter dhe nipërit e ish-drejtuesit.
Në një libër shumë të lexuar në Gjermani, Walter Kohl kishte paraqitur portretin e një babi të munguar dhe të plotfuqishëm, pak të interesuar për jetën familjare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Dy të vdekur dhe pesë të zhdukur pas “përplasjes me një varkë” pranë Budapestit të Hungarisë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë – në kërkim të helikopterit “të rrëzuar” të presidentit iranian
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare