LAJMI I FUNDIT:

Incident mbi Detin Baltik, aeroplani luftarak rus gati godet atë amerikan

Incident mbi Detin Baltik, aeroplani luftarak rus gati godet atë amerikan

Një aeroplan luftarak rus ka fluturuar në distancë një metër e gjysmë afër aeroplanit ushtarak amerikan mbi Detin Baltik, transmeton “Fox News”.

“Aeroplani rus fluturoi pranë aeroplanit amerikan në rajonin e Detit Baltik të hënën”, thuhet në kumtesën e sotme.


Prej datës 2 qershor kanë ndodhur më shumë se 35 ndërveprime në rajonin e Detit Baltik ndërmjet aeroplanëve dhe anijeve amerikane dhe atyre ruse, por incidenti i fundit është më i madh, pasi që ushtria amerikan e ka konsideruar si të rrezikshëm.

Incidenti ndodhi një ditë pasi që Ministrioa e Jashtme ruse njoftoi se do të trajtojë çdo fluturim të aeroplanëve amerikanë në perëndim të lumit Eufrat, dhe është e paqartë se sa afër aeroplani ushtarak amerikan fluturoi në Kaliningrad, enklavë ruse ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë, aleate të NATO-s.

Forcat amerikane nuk kanë komentuar incidentin.