Autoritetet e rendit thonë se në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të të rinjve që kanë rënë pre e, siç thuhet, lojës “Balena e kaltër”. Një nga rastet është raportuar një adoleshent me gërvishtje.
“Balena e kaltër” e cila zhvillohet ‘online’, përmes internetit, kryesisht synon të vë në shënjestër të rinjtë duke provuar që t’i shtyjë ata në vetëvrasje.
Loja fillimisht u përhap në rrjetet sociale në Rusi, por kohët e fundit ka nisur të përhapet edhe në Evropë.
Loja nis me një ftesë në rrjetet sociale, e cila u dërgohet atyre që duan të marrin pjesë.
Për një ftesë të këtillë flet edhe një i ri me inicialet T.G., 16 vjeç, nga Prizreni.
“Kam marrë ftesë nga loja ‘Balena e kaltër’, në rrjetet sociale, por nuk e kam pranuar. Unë kam qenë i informuar për rrezikun që ka kjo lojë. Përmes mediave kam marrë informata. Nuk kam pranuar të luaj, dhe nuk e kam lajmëruar policinë”, ka thënë T.G.
Megjithatë, në platformat e rrjeteve sociale në Kosovë janë përhapur edhe lojëra të rreme, me emër të njëjtë.
Dardan Hasku, menaxher i rrjeteve sociale, tha për Radion Evropa e Lirë se i kanë raportuar shumë raste të ftesave të rreme.
“Kam filluar të hulumtoj nëse ka profil ‘Balena e kaltër’. Sidomos në Instagram, e që mendoj që adoleshentët e përdorin më shumë sesa rrjetin Facebook. Kanë qenë me dhjetëra të tilla”.
“Kjo lojë ka nis të përhapet si virus në shtete tjera, dhe këto shtete i kanë devijuar rregullat e lojës dhe i kanë përshtatur. Andaj edhe në Kosovë disa entuziastë pa e pasur idenë se çka po bëjnë, kanë filluar të hapin profile ku kanë postuar fotografi të gërvishtjeve në trup, pastaj qindra kërkesa për mesazhe se si të luajnë me këtë lojë”, thotë Hasku.
“Fëmijët kanë filluar prej kureshtjes të luajnë, edhe pse unë besoj që nuk e kishin çuar lojën deri në fund, pra deri tek vetëvrasja, por kanë dashur t’i detyrojnë fëmijët ta gërvishtin veten”, thekson ai.
Si rezultat i hulumtimit, nënvizon Hasku, duke i raportuar faqet false të lojës ‘’Balena e kaltër’’ janë mbyllur dhjetëra sosh.
“Kjo ka ndodhur në Kosovë, dhe unë i kam raportuar me dhjetëra të tilla, dhe si rezultat ato janë mbyllur. Unë të gjitha i kam ruajtur duke i dokumentuar me foto”, shprehet Hasku.
Por çka thonë psikologët lidhur me pasojat e lojës ‘’Balena e kaltër” apo “Blu”?
Besnik Peci, psikolog, thotë se më së shumti dëmtohen fëmijët që nuk kanë stabilitet emocional.
“Në raport me numrin e të rinjve sa kemi ne raste në Kosovë, pra 6 raste të identifikuara, mendoj se ka shumë raste të tjera në proces. Por, Policia si e vetme nuk mund t’i identifikojë rastet pa bashkëpunimin e prindërve apo kujdestarëve të fëmijëve”, thotë Peci.
Autoritetet e rendit, lidhur me lojën e quajtur ‘’Balena Blu’’, u kanë bërë thirrje prindërve që t’i mbrojnë fëmijët e tyre duke ua pamundësuar qasjen në këtë lojë të rrezikshme.
Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se Policia ka lëshuar një informacion për qytetarët, duke iu referuar prindërve, por edhe qytetarëve në përgjithësi që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e lojës së shfaqur.
“Po flasim në bazë të informacioneve publike, mbi 130 fëmijë kanë bërë vetëvrasje në Rusi, si pasojë e inkuadrimit të fëmijëve në këtë lojë. Me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie, kemi dalë më komunikatë për sqarim se çka është kjo lojë dhe kemi informuar prindërit se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre”.
“Më pas janë raportuar 6 raste që kanë të bëjnë me fëmijë dhe të rinj që kanë rënë pre e kësaj loje. Nuk dihet ende nëse ka edhe raste të tjera”, thotë Kelani.
Megjithatë, numri prej 130 vetëvrasjesh në emër të kësaj loje, nuk është informacion i konfirmuar edhe zyrtarisht.
Krijuesit dhe administruesit e kësaj loje, janë duke u ndjekur penalisht nëpër vende të ndryshme të botës. Nga aspekti i administrimit me këtë lojë, në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast i arrestimit të ndonjë personi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës