LAJMI I FUNDIT:

S’ka certifikim të rezultateve këtë muaj

S’ka certifikim të rezultateve këtë muaj

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nuk pritet as këtë javë. Kështu kanë thënë zyrtarë nga KQZ-ja, të cilët nuk kanë dhënë një datë të caktuar se kur mund të presim publikimin e rezultateve finale.

Dje KQZ-ja ka përfunduar rinumërimin e 115 kutive nga disa vendvotime.


Ky rinumërim sipas tyre ka ndodhur pasi janë evidentuar mospërputhje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mirëpo, një rinumërim të tillë përfaqësues të KDI-së kanë thënë se edhe mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ndërsa njohësit e çështjeve politike thonë se procesi i certifikimit të votave është vonuar pasi ka pasur kohë të mjaftueshme që të përfundojë ky proces.

Ata thonë se është e nevojshme që sa më herët të bëhen publike rezultatet finale pasi, siç thonë ata, mund të ketë ndryshim rezultatesh kur vjen puna te kandidatët për deputetë.

Valmir Elezi, zëdhënës nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ka thënë për “Zërin” se KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërimin e 145 kutive të votimit për arsye që janë hasur gjatë pranimit të këtyre kutive në qendër dhe të mospërputhjeve.

“Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 145 kutive të votimit pas rekomandimeve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Ky rinumërim vjen për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në këtë Qendër apo për shkak të mospërputhjeve të evidentuara”, ka thënë Elezi. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori